Foto nga VCG
Të mërkurën u hap Samiti Vjetor i Forumit të Rrugës Financiare 2023 me temë "Një Kinë më e mirë, një botë më e mirë: Zgjerimi i hapjes financiare dhe bashkëpunimit për rritje të përbashkët e përfitime të ndërsjella". Mbi 400 përfaqësues nga mbi 30 vende e rajone kanë marrë pjesë në këtë forum, ku diskutuan si të nxitin dhe të gëzojnë së bashku rastet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe si të japin kontribute financiare për zhvillimin ekonomik.
Janet Henry, kryeekonomistja për çeshtjet globale në HSBC, beson se pavarësisht rritjes aktuale të dobët ekonomike botërore dhe presionit të lartë mbi inflacionin global, perspektivat e rimëkëmbjes së disa ekonomive në zhvillim janë më të forta se përpara epidemisë.
“Në këto vende, ka shumë rrije që lenë përshtypje të thellë. Sidomos në një pjesë të grupeve të reja ekonomike, rritja e popullsisë së tyre është e fortë dhe në shumë fusha ata kanë epërsi si për shembull sektorët e shërbimeve që po zhvillohen më tej. Nëse këto vende mund të ngrenë nivelin e investimeve dhe mund të përballen me konflikte dhe presione politike, ato do të kenë një situatë të mirë dhe rritje më të madhe se para epidemisë. ”
Xuan Changneng, zëvendësguvernatori i Bankës Popullore të Kinës, tha në fjalimin e tij se globalizimi ekonomik është prirja e përgjithshme dhe aspirata e njerëzve për bashkëpunim të hapur dhe përfitim të ndërsjellë janë zgjedhje të mençura.
“Përballë situatës së ndërlikuar ndërkombëtare, shpresojmë se vendet e ndryshme të forcojnë dialogun dhe të thellojnë bashkëpunimin. Do të forcohet dialogu e bashkërëndimi i politikave makroekonomike ndërkombëtare, sidomos në fusha të rëndësishme si rritja ekonomike botërore, parandalimi i rrezikut, ekonomia dixhitale, zhvillimi i gëlbër , ndryshimet klimatike, në mënyrë që së bashku të promovojnë rritjen ekonomike globale dhe të ruajnë stabilitetin financiar.” (Çang Çuo)