Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës përfundon me vlerë rekord të kontraktuar
2023-11-10 22:39:01

Edicioni i gjashtë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE) që përfundoi të premten në Shangai arriti një vlerë rekord të kontraktuar prej 78.41 miliardë dollarësh amerikanë, 6.7 për qind më shumë në krahasim me vjet.

Foto:VCG

Foto:VCG

Si ekspozita e parë në botë në nivel kombëtar me temë importi, CIIE-ja rifilloi plotësisht këtë vit aktivitetet në terren për herë të parë pas COVID-19.

Mbi 3400 kompani dhe afro 410 000 vizitorë nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, si dhe më shumë se 750 blerës në grup kanë marrë pjesë në ekspozita dhe aktivitete përkatëse në gjashtë ditët e fundit. Veprimtaria këtë vit prezantoi gjithashtu zonën më të madhe të ekspozitës së biznesit prej më shumë se 100 mijë metrash katror, ku bëri pjesë numri më i madh të ekspozuesve.

Vendet pjesëmarrëse zhvilluan rreth 200 aktivitete në pavijonet, duke u promovuar vizitorëve mjedisin e investimeve, burimet turistike, epërsitë industriale dhe produkte speciale të tyre.

Foto:VCG

Foto:VCG

Me temën "Modernizimi kinez, mundësi të reja për botën", pavijoni i Kinës shfaqi arritje të fundit të vendit gjatë hapjes së nivelit më të lartë dhe ecjes drejt rritjes me cilësi të lartë.

442 produkte, teknologji dhe shërbime të reja debutuan  ndaj botës në gjashtë zonat kryesore të ekspozitës. Zona e inkubacionit të inovacionit tërhoqi më shumë se 300 projekte inovative nga 39 vende, duke tejkaluar totalin e dy edicioneve të mëparshme.

Një sërë produktesh të teknologjisë së lartë u mirëpritën nga vizitorët dhe pritet të përshpejtojnë hyrjen e tyre në tregun kinez, duke ndihmuar në nxitjen e përmirësimit të sektorëve përkatës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Për herë të parë u mbajt një turne i sipërmarrësve shumëkombësh nëpër pavijonet e ekspozitës, një veprimtari e posaçme për bisedimet mes kompanive të vogla dhe të mesme si dhe një aktivitet për tregtimin në terren të automjeteve.

Në konferencën e tregtisë dhe investimeve u mblodhën rreth 4 000 kompani, të cilat arritën në mënyrë fillestare 416 projekte bashkëpunimi. U organizuan gjithsej 96 ceremoni të nënshkrimeve kolektive të kontratave, me më shumë se 600 marrëveshje të firmosura.(Zhang Yan/Eda)