Presidenti kinez Xi Jinping u kërkoi qeverive të niveleve të ndryshme të bëjnë më shumë përpjekje për të kryer si duhet punën e rindërtimit të zonave të prekura prej përmbytjeve këtë verë.
Foto:CMG
Ai i tha këto gjatë inspektimeve të së premtes në disa krahina të Pekinit dhe provincës fqinje Hebei, që pësuan humbje të mëdha njerëzore dhe ekonomike nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme që zgjatën nga fundi i korrikut deri në fillim të gushtit të sivjetshëm.
Kreu i shtetit vizitoi banorë vendas dhe u njoh nga afër me gjendjen e tanishme në Shkollën Minzu dhe fshatin Yuzui të qytezës Miaofengshan të distriktit Mentougou të Pekinit, komunitetin Yongjixiuyuan dhe fshatin Wanquanzhuang të qytetit Zhuozhou të provincës Hebei si dhe projektin hidraulik Sanjiadian të lumit Yongding dhe një tjetër të lumit Baigouhe.
Foto:CMG
Ai i urdhëroi zyrtarët vendorë të garantojnë si duhet rikthimin normal të jetesës së përditshme të banorëve në veçanti në dimrin e ftohtë, duke përshpejtuar të përsosin projekte hidraulike për parandalimin dhe përballimin e përmbytjeve të mëdha, të përmirësojnë sistemin e reagimit emergjent për të ngritur pandërprerë aftësitë në uljen dhe parandalimin e pasojave që krijohen nga fatkeqësitë natyrore.
Reshjet në shkallë të paparë goditën krahina të ndryshme në veri dhe përgjatë Lumit të Verdhë e të lumit Huaihe, duke krijuar humbje të mëdha në Pekin, provincën Hebei si pasojë e përmbytjeve.(Zhang Yan/Eda)