Vala e re e të ftohtit godet Kinën
2023-11-10 15:18:02

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të mërkurën, me arritjen e një vale të re të të ftohtit, Kina verilindore u godit nga një tjetër stuhi dëbore, ndërsa rajonet jugore si provinca Guangdong e Hainan regjistruan reshje të rënda shiu.  Reshjet e dëborës në Kinën verilindore u dobësuan të enjten, megjithëse në disa zona  parashikohen stuhi dëbore. 

Vala e të ftohtit  nga 10 deri më 13 nëntor mund të jetë më e fortë se ajo e tanishme. Temperaturat priten të jenë më të ulta se zakonisht për të njëjtën periudhë në shumicën e zonave të prekura nga kjo vale. Nga 13 deri më 14 nëntor, temperatura minimale në qytetin Jinan të provincës Shandong të Kinës lindore do të bjerë në zero gradë celsius për herë të parë që nga fillimi i vjeshtës së këtit viti. Njëkohësisht, temperaturat më të larta në Kinën jugore pritet të bien nën 15 gradë celsius. (Fani)