Kroacia tërheq nga tregu disa pije të gazuara, pas helmimit të qytetarëve
2023-11-10 11:03:42
Foto RTSH
Kroacia ka filluar tërheqjen nga tregu të disa pijeve të gazuara, pas raportimit se qytetarë të shumtë janë helmuar nga konsumimi i tyre, njoftojnë mediet lokale, citon “RTSH”.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vilija Berosh, deklaroi se disa persona kanë kërkuar ndihmë, pas komplikacioneve të shkaktuara nga elementë të dyshuar kimikë. Sipas tij, shumica e pacientëve kishin simptoma të lehta dhe pas trajtimit janë larguar nga spitali.
Inspektorati Shtetëror (DIRH) e ka urdhëruar “Coca-Cola Kroacia” për tërheqjen e përkohshme të produkteve të dyshimta, pasi mendohet se janë të pasigurta. (Irma)
Lajmet Kryesore