MPJ: Shpresohet që G7 të ndërmarrë veprime konkrete për armëpushimin e rimëkëmbjen e paqes
2023-11-10 15:41:39

Foto nga MPJ

Lidhur me deklaratën e  takimit të ministrave të jashtëm të G7-së, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh të enjtne në konferencë të rregullt shtypi se shpresohet që G7 të zbatojë qëndrme objektive dhe të drejta dhe të reagojë ndaj zërave të komunitetit ndërkombëtar si dhe të ndërmarrë veprime konkrete për armëpushimin, mbrojtjen e banorëve, realizimin e “dy vendeve” dhe të të drejtave të popullit palestinez për mbijetesë, shtetësi dhe kthim.

Wang tha se deklarata nga takimi i ministrave të jashtëm të G7 shpenzoi shumë kohë bisedimesh për situatën midis Palestinës dhe Izraelit, por nuk përmendi armëpushimin, përfundimin e luftës, rifillimin e bisedimeve të paqes ose zbatimin e rezolutës së sesionit special emergjent të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe promovimin e veprimeve të përgjegjshme nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Ka një pikëpyetje se sa efektive mund të jetë një deklaratë e tillë për zbutjen e situatës dhe rivendosjen e paqes, theksoi ai.(Çang Çuo)