Spital detar (Foto Automology)
Italia po dërgon një anije me një spital të integruar dhe dhomat e saj të operacionit në ujërat jashtë Rripit të Gazës.
“Ne jemi të parët që kryejmë një operacion humanitar të këtij lloji në këtë zonë dhe shpresojmë që vende të tjera do të na ndjekin”, theksoi ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, përcjell “ATSH”.
Anija ushtarake “Vulcano” do të përdoret për të trajtuar të plagosurit nga brezi i izoluar bregdetar.
Sipas Crosetto, anija ka një ekuipazh prej rreth 170 personash, duke përfshirë 30 anëtarë të Marinës italiane të trajnuar posaçërisht për urgjencat mjekësore.
Pas nisjes nga qyteti port i Civitavecchia, afër Romës, “Vulcano” do të ndalet në Qipro përpara se të vazhdojë prej andej në zonën më të afërt me Rripin e Gazës. Të plagosurit do të dërgohen në bord për trajtim dhe më pas do të kthehen në Gaza. (Irma)