Parlamenti sllovak (Foto Horizonweekly)
Qeveria sllovake hodhi poshtë një paketë të 14-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 40.3 milionë euro (43.1 milionë dollarë amerikanë), njoftuan mediat lokale.
Agjencia e Lajmeve e Republikës Sllovake raportoi se ndihma ushtarake do të kishte përfshirë municione, raketa, mortaja dhe mina, përcjell “Xinhua”.
Sllovakia ka mbështetur Ukrainën me 13 pako ndihme ushtarake me vlerë 671 milionë euro që nga fillimi i konfliktit. Megjithatë, kryeministri i ri sllovak Robert Fico dhe partia e tij Smer kanë thënë vazhdimisht se qeveria do të ndalojë ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Gjithsesi, qeveria ka njoftuar se ndihma ushtarake për Ukrainën e ofruar mbi baza tregtare nga kompanitë që operojnë në Sllovaki dhe Republikën Çeke nuk ka asnjë ndikim në pozicionin e qeverisë sllovake dhe do të vazhdojë. (Irma)