Vendi i organizimit të Konferencës dhe Panairit të 12-të të Teknologjisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të APEK-ut në qytetin Qingdao, të provincës Shandong të Kinës Lindore, më 9 nëntor 2023. (Foto:CMG)
Konferenca dhe Panairi i 12-të i Teknologjisë i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme APEK (APEC SMETC), një ngjarje tre-ditore, filloi të enjten në qytetin bregdetar kinez Qingdao.
Konferenca e këtij viti, me temën "Inovacioni digjital nxit zhvillimin e qëndrueshëm, bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë dhe frymëzon lulëzim më të madh", duke prekur tema të ndryshme të rëndësishme, si transformimi digjital i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, risitë dhe zhvillimin teknologjik, nismat e gjelbra me lëshim të ulët të karbonit, si dhe përparimet në inteligjencë artificiale(AI) dhe realitetin virtual(VR).
Synimi kryesor i kësaj ekspozite është nxitja e shkëmbimeve teknike dhe përmirësimit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar midis ekonomive anëtare të APEK-ut.
Me një sipërfaqe prej 50,000 metrash katrorë, salla e ekspozitës ka tërhequr përfaqësues nga mbi 1,600 ndërmarrje nga të gjitha ekonomitë anëtare të APEK-ut dhe vendet pjesëmarrëse të Nismës “Një brez, një rrugë”.
Konferenca bashkëorganizohet nga Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Qeveria lokale e provincës Shandong.(Zhang Yan/Eda)