Xi Jinping i përgjigjet letrës së kryeekzekutivit të Orkestrës së Filadelfia-s
2023-11-10 22:37:48

Foto:VCG

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i ktheu një letër presidentit dhe kryeekzekutivit të Orkestrës së Filadefia-s, Matias Tarnopolsky.

Xi Jinping theksoi se muzika i kalon kufijtë dhe kultura ndërton ura. Ai shprehu shpresën që Orkestra e Filadelfias do të punojë me artistë nga e gjithë bota, duke përfshirë ata nga Kina dhe ShBA-ja, për t'iu përmbajtur barazisë së qytetërimeve, njohjes së  ndërsjellë, dialogut dhe gjithëpërfshirjes, për të intensifikuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin, promovuar lulëzimin artistik dhe për të hapur një kapitull të ri për shkëmbimet kulturore Kinë-SHBA dhe miqësinë midis popujve të vendeve të ndryshme.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në shtatorin e vitit 1973, Orkestra e Filadelfias vizitoi Kinën për herë të parë si e para orkestër amerikane pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Kohët e fundit, z. Matias Tarnopolsky, i dërgoi një letër presidentit kinez, duke rishikuar historinë e shkëmbimeve të orkestrës me Kinën, duke i prezantuar performancën dhe aktivitetet e shkëmbimit  në Kinë në nëntorin e këtij viti në kuadrin e 50 vjetorit të vizitës së parë të orkestrës së tij në Kinë. Ai shprehu gjithashtu dëshirën që nëpërmjet muzikës të vazhdojë të ndërtojë një urë komunikimi mes dy popujve dhe dy kulturave.(Zhang Yan/Eda)