Kryeministri izraelit: Nuk ka armëpushim, pa lirimin e pengjeve
2023-11-10 09:55:37

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se nuk do të ketë një armëpushim pa lirim pengjesh, shkruan “Panorama”.

Një burim i njohur me bisedimet mbi fatin e pengjeve të marra nga Hamasi i ka thënë “BBC”-së se diskutimet po zhvillohen për lirimin e 12 pengjeve, gjysma e tyre amerikanë, në këmbim të një pauze humanitare tre ditore.

Sipas burimit, ka mosmarrëveshje për kohëzgjatjen e pauzës dhe për situatën në veri të Gazës.

Pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha të shkurtra kohore dhe zakonisht zbatohen thjesht me qëllime humanitare, ndërsa armëpushimet synohen të jenë më afatgjata, siç shpjegon OKB-ja.

Në një intervistë për “ABC News”, gjatë kësaj jave, kryeministri izraelit deklaroi: “Për sa i përket pauzave të vogla taktike – një orë këtu, një orë atje – i kemi pasur më parë. Unë supozoj se do të kontrollojmë rrethanat, në mënyrë që të mundësojmë hyrjen e mallrave, mallrave humanitare ose pengjeve tona”. (Irma)