U mbajt Forumi i Zhvillimit të Industrisë për Fuqizimin e Inteligjencës Artificiale të Samitit të Konferencës Botërore të Internetit 2023 në Wuzhen
2023-11-10 15:46:58

Të enjten, u mbajt Forumi i Zhvillimit të Industrisë për Fuqizimin e Inteligjencës Artificiale të Samitit të Konferencës Botërore të Internetit 2023 në Wuzhen, të provincës Zhejiang.

Me temë "Inteligjenca artificiale  fuqizon zhvillimin industrial ", forumi synon të ketë një diskutim të thelluar  për rolin udhëheqës dhe fuqizues të inteligjencës artificiale në inovacion, promovimin e integrimit të thellë të inteligjencës artificiale me shoqërinë ekonomike, si dhe  koordinimin e zhvillimit dhe  administrimit të saj.

Në forum, ekspertë dhe studiues të njohur nga fusha e inteligjencës artificiale, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe drejtues të kompanive të njohura botërore mbajtën fjalime dhe zhvilluan tryeza të rrumbullakëta rreth dy temave "Inteligjenca artificiale ndihmon zhvillimin industrial" dhe "Etika dhe qeverisja e teknologjisë së inteligjencës artificiale".

Forumi publikoi "Raportin e Kërkimit dhe Dokumentin e Konsensusit mbi Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale Gjenerative  Përgjegjëse", duke bërë thirrje për krijimin e mjedisit të mirë për zhvillimin e shëndetshëm të industrisë së inteligjencës artificiale.

Ky forum organizohet nga Grupi i Punës për Inteligjencën Artificiale të Konferencës Botërore të Internetit, Baidu  si dhe i bashkëorganizuar nga Evernote dhe CRI Online. Më shumë se 200 përfaqësues nga departamentet qeveritare, organizatat ndërkombëtare, ndërmarrjet e njohura, ekspertë, studiues dhe gazetarë morën pjesë në forum. (Çang Çuo)