Ukraina mirëpret rekomandimin për bisedimet e anëtarësimit me BE
2023-11-10 10:28:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti rekomandimin e Komisionit Evropian për të hapur negociatat me Ukrainën për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ky është një hap i fortë dhe historik që hap rrugën drejt një BE më të fortë me Ukrainën si anëtare të saj”, shkroi Zelensky në platformën “X”, citon “Xinhua”.

Sipas tij, Ukraina pret me padurim vendimin e Këshillit të Evropës në dhjetor, nëse do të fillojë apo jo bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën. Ai theksoi se vendi vijon me procesin e reformave.

Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillin të Evropës të nisë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe të miratojë kornizat e negociatave, pasi vendi të ketë miratuar disa masa kyçe.

Ukraina u pranua si kandidate për anëtarësim në BE në qershor 2022. (Irma)