Foto nga Xinhua
I dërguari i posaçëm i qeverisë kineze u shpreh në konferencën ndërkombëtare humanitare në ndihmë të civilëve në Gaza të zhvilluar të enjten në Paris se Kina kundërshton dhe dënon veprimet në dëm të civilëve dhe në shkelje të ligjit humanitar ndërkombëtar.
I dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për çështjen e Lindjes së Mesme Zhai Jun tha se konflikti aktual midis Palestinës dhe Izraelit ka zgjatur mbi 1 muaj, duke shkaktuar shumë viktima në radhët e civilëve dhe duke ndikuar në përkeqësimin e situatës humanitare, Kina shpreh shqetësim për këtë.
Sipas tij, Kina përkrah të gjitha përpjekjet për zbutjen e konfliktit dhe rivendosjen e procesit të paqes dhe mirëpret çdo iniciativë për mbrojtjen e civilëve dhe zbutjen e krizës humanitare.
Zhai Jun vuri në dukje se Kina ka nxitur gjithmonë bisedimet e paqes, Kina shpreson sinqerisht të shohë bashkëekzistencën paqësore midis Palestinës dhe Izraelit, u shpreh ai
I dërguari i posaçëm Zhai Jun shtoi se Kina u ka dhënë civilëve në Gaza ndihmë humanitare me fonde, duke transportuar ushqime, ilaçe dhe materiale të tjera të ndihmës humanitare. (Fani)