Foto:VCG
U mbyll të premten Samiti i Konferencës Botërore të Internetit 2023 në Wuzhen të Kinës Lindore.
Gjatë Samitit treditor, u zhvilluan 20 forume paralele mbi komunikacionin në internet dhe mësimin reciprok të qytetërimeve, inteligjencën artificiale, tregtinë online, Nismën e Zhvillimit Global, mbrojtjen e të drejtave të të miturve në hapësirën kibernetike, ku morën pjesë në terren ose online mbi 1800 të ftuar nga mbi 126 vende e rajone të botës.
Gjithashtu, publikuan një sërë raportesh kërkimore rreth prirjes së zhvillimit të teknologjisë së inteligjencës artificiale, të tregtisë online ndërkufitare, ku u paraqitën propozimet për nxitjen e zhvillimit dhe përsosjen e menaxhimit të sektorëve përkatës.
Përveç këtyre, u publikuan dokumenti “Sovraniteti kibernetik, teori dhe pratikë” si dhe libra blu për zhvillimin e internetit të Kinës dhe të botës, duke ofruar përvojat dhe përkrahje inteligjente për përparimin dhe administrimin e hapësirës kibernetike në nivel global.(Zhang Yan/Eda)