Udhëtimet tranzit hekurudhore në zonat urbane në Kinës u rritën me 55.8 për qind në tetor
2023-11-10 10:44:50
Foto nga CFP
Numri i udhëtimeve të pasagjerëve të operuar nga rrjetet e tranzitit hekurudhor urban në Kinë u rrit me 55.8 për qind në baza vjetore në tetor, treguan të dhënat zyrtare.
Një total prej 2.66 miliardë udhëtimesh pasagjerësh u kryen përmes rrjeteve të tranzitit hekurudhor në 55 qytete muajin e kaluar, sipas Ministrisë së Transportit, përcjell “Xinhua”.
Shifra shënoi një rritje me 6,9 për qind në baza mujore, që është 33.5 për qind më e lartë se niveli mesatar mujor në vitin 2019.
Në tetor, në Kinë u shtua një seksion i ri i linjës së tranzitit hekurudhor urban, duke e çuar numrin e linjave tranzite në 299 në mbarë vendin me një gjatësi totale operimi prej 9862 kilometrash. (Irma)
Lajmet Kryesore