Diamanti i rrallë blu shitet në ankand për më shumë se 40 milionë dollarë
2023-11-09 15:41:27

Foto Panorama

Një diamant blu shumë i rrallë është shitur mbi 40 milionë dollarë në një ankand në Gjenevë. Diamanti “Bleu Royal” 17.61 karat, i vendosur në një unazë, kapi shifrën e 43.8 milionë dollarë, njoftoi shtëpia e ankandit “Christie’s”.

“Është perla më e madhe dhe e ndritshme ngjyrë blu që është shfaqur ndonjëherë për shitje në historinë e ankandeve”,- bëri të ditur “Christie’s”.

Pjesë e një koleksioni privat për 50 vite, kjo është hera e parë që diamanti u shit në një ankand, shkruan “Panorama”.

“Ky diamant është ndër më të rrallët që janë zbuluar”,- bëri të ditur shtëpia e ankandeve në një deklaratë.

“Christie’s” u shpreh se vetëm tre diamante blu mbi 10 karat janë shfaqur për shitje në historinë e saj 250-vjeçare të ankandit, në 2010-n, 2014-n dhe 2016-n. (Elona)