Xi, mesazhe urimi për 70 vjetorin e pavarësisë së Kamboxhias
2023-11-09 19:35:00
Foto:VCG
Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të enjten mesazhe urimi Mbretit të Kamboxhias Norodom Sihamoni dhe presidentit të Partisë Popullore Samdech Techo Hun Sen me rastin e 70-vjetorit të pavarësisë së vendit të tyre.
Banorë kamboxhianë kremtojnë 70 vjetorin e pavarësisë(Foto:VCG)
Në mesazhe, kreu i shtetit i Kinës theksoi se si fqinje miqësore tradicionale, Kina do të vazhdojë ta përkrahë Kamboxhian në ruajtjen e qëndrueshmërisë, nxitjen e zhvillimit dhe shtimin e mirëqenies së popullit, duke ndërtuar me cilësi, nivel dhe standarde të larta një komunitet me fate të përbashkëta Kinë-Kamboxhia.(Zhang Yan/Eda)
Lajmet Kryesore