Debati i tretë i kandidatëve republikanë për president, mungon Trumpi
2023-11-09 20:55:02

Në debatin e parë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, të pesë kandidatët republikanë për president deklaruan mbështetjen e fortë për Izraelin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Të pesë pretendentët në skenë u përballën me një urgjencë të re për të ngushtuar hendekun e mbështetjes që gëzon zoti Trump ndërsa afrojnë zgjedhjet paraprake në shtetin Ajova, një provë mes kandidatëve republikanë.

Shumë prej kandidatëve e kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin me shpresën për të rritur mbështetjen si konkurrentë të mundshëm përballë ish-presidentit.

Ata e kanë vënë theksin tek dallimet e tyre në politikën e jashtme, por gjithashtu e kanë dënuar ashpër zotin Trump për kritikat e tij ndaj kryeministrit izraelit pas sulmit të Hamasit dhe cilësimin e grupit që sulmoi Izraelin si ‘shumë të zgjuar’.

Sipas sondazhit të fundit të Universitetit Quinnipiac, ish-Presidenti Donald Trump gëzon mbështetjen më të madhe mes republikanëve, me 64 për qind mbështetje, i pasuar nga Ron DeSantis me 15 dhe Nikki Haley me 8 për qind mbështetje. Zoti Trump nuk ka marrë pjesë as në dy debatet e mëparshme.