Kina zotëron mbi 4.8 milionë patenta të vlefshme shpikjesh
2023-11-09 15:35:24

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Numri i patentave të vlefshme të shpikjeve dhe markave tregtare në Kinë deri në shtator kishte tejkaluar përkatësisht 4.8 milionë dhe 45.1 milionë, njoftoi të mërkurën Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale (NIPA).

Kina është pozicionuar si një vend kryesor i pronësisë intelektuale (IP), tha në një konferencë shtypi Shen Changyu, kreu i NIPA-s, duke shtuar se Kina është renditur e para në botë për numrin e aplikimeve për patenta ndërkombëtare përmes Traktatit të Bashkëpunimit të Patentave ( PCT) për katër vite radhazi, shkruan “Xinhua”.

Sipas renditjes së fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Kina renditet në vendin e 12-të në Indeksin Global të Inovacionit 2023. Ndërkohë, për herë të parë, Kina u bë vendi me numrin më të madh të 100 grupeve më të mira të inovacionit të teknologjisë shkencore në botë.

Kina ka krijuar një sistem kompensimi ndëshkues të standardeve të larta për shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale, ka ndërtuar 103 qendra kombëtare të mbrojtjes së pronësisë intelektuale  dhe qendra të mbrojtjes së shpejtë të të drejtave dhe ka iniciuar ndërtimin e zonave demonstruese të mbrojtjes kombëtare të pronësisë intelektuale, tha Shen.

Përveç kësaj, Kina ka vazhduar të thellojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërkombëtare për pronësisë intelektuale. Kina ka promovuar njohjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të 244 produkteve me tregues gjeografikë midis Kinës dhe Bashkimit Evropian, shtoi Shen. (Elona)