OKB: 89 punonjës të OKB-së u vranë në Gaza në konfliktin e fundit
2023-11-09 15:38:21
Foto ATSH
Që nga shpërthimi i raundit të fundit të konfliktit Hamas-Izrael një muaj më parë, janë vrarë 89 punonjës të ndihmës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që është numri më i madh i punonjësve të OKB-së të vrarë në një konflikt në historinë e OKB-së.
Në raportin e saj të fundit mbi situatën, Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt, njoftoi gjithashtu se pothuajse 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës që nga 7 tetori, afro 725.000 janë strehuar në 149 instalime të saj, citon “Xinhua”.
Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, mbipopullimi në objektet e OKB-së në Gaza tani mbetet një shqetësim i madh. (Elona)
Lajmet Kryesore