Foto nga MPJ
Konflikti aktual midis Izraelit dhe Palestinës ka mbushuar një muaj. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Wang Wenbin u shpreh të mërkurërn se si anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtar përgjegjës i komunitetit ndërkombëtar, pala kineze do të vazhdojë lidhje të ngushta me palë të ndryshme dhe të bëjë përpjekjë më të mëdha për mbrojtjen e banorëve të thjeshtë, zbutjen e konfliktit, rifillimin dhe realizimin e paqes.
Wang tha se pala kineze është e shqetësuar për njerëzit që humbën jetën në konfliktin palestinezo-izraelit dhe e shqetësuar nga fatkeqësia humanitare në Gazë.
“Qytetarët e Izraelit dhe të Palestinës nuk duhet të bëhen qëllimi i sulmeve të armatosura dhe nuk duhet të jenë objekt i dënimit kolektiv. Dhuna s’mund të fitojë mbi paqen. Lëshimi i pengjeve, mbrojtja e sigurisë për banorët, hapja e rrugës së ndihmës humanitare, rifillimi i dialogut janë përgjegjësinë e palëve përkatëse, si dhe qëllimi që komuniteti ndërkombëtar duhet të përpiqet të realizojë. ”
Wang u shpreh se pas fillimit të konfliktit të kësaj here, pala kineze është përpjekur gjithmonë për zbutjen e konfliktit dhe nxitjen e armëpushimit.
“Pala kineze mbështet vendet arabe dhe islamike që të forcojnë ndërmjetësimin, të nxitin armëpushimin duke rifilluar bisedimet e paqes. Pala kineze propozon që Këshilli i Sigurimit të ndërmarrë sa më shpejt veprime përgjegjëse për të mbrojtur banorët e thjeshtë dhe për të zbutur situatën humanitare. Pala kineze bëri thirrje që të organizohet dialogu ndërkombëtar i paqes për të arritur dakordësi të reja për rifillimin dhe realizimin e “dy vendeve”. ”
Sipas njoftimeve, presidenti francez shpalli se më 9 nëntor do të organizohet në Francë “Konferenca Humanitare” për Gazën. Wang tha se i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për problemet e Lidhjes së Mesme do të marrë pjesë në Konferencën Humanitare Ndërkombëtare për mbështetjen ndaj popullsisë së Gazës.