Foto nga VCG
Të mërkurën, u mbajt ceremonia e hapjes dhe takimi plenar i Samitit të Wuzhen të Konferencës Botërore të Internetit 2023. Ren Xianliang, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Botërore të Internetit, kryesoi takimin.
Arvind Krishna, kryetar dhe CEO i IBM, Yang Jie, Yang Jie, kryetar Grupit China Mobile, Wu Yongming, CEO i Grupit Alibaba, Zhou Hongyi, themelues i Grupit 360, Yang Yuanqing, kryetar dhe CEO i Grupit Lenovo, Jeon Gil-nam, i njohur si “babai i Internetit” në Kornë e Jugut dhe profesor nderi i Akademisë së Shkencës dhe Teknologjisë së Koresë, dhe Nii Quaynor, “babai i Internetit” në Afrikë dhe kryetar i Rrjetit të Shkencës në Gana, folën në takimin plenar.
Fituesve të "Nderit përkujtimor dhjetëvjeçar" të Samitit të Wuzhen iu dha Kupa Përkujtimore e Nderit dhe grupit të parë të talenteve të të rinjve botërorë iu ndanë certifikata.
Tema e këtij samiti është “Kjirimi i botës dixhitale gjithëpërfshirëse-Ndërtojmë së bashku Grupin e Fateve të Përbashkët në Internet”. Në Samit do të organizohen 20 forume mbi bashkëpunimin dixhital të Nismës së Zhvillimit Global, ndryshim i modelit dixhital e të gjelbër etj.Mbi 1800 përfaqësues nga mbi 120 vende e rajone morën pjesë në këtë samit