Dy teleskopë të rinj do ta ndihmojnë Kinën për misionet në hapësirën e thellë kozmike
2023-11-09 19:30:16

Kina ka filluar ndërtimin e dy radio-teleskopëve me një diametër prej 40 metrash përkatësisht në Shigatse të Rajonit Autonom Xizang të Kinës Jugperëndimore dhe në vargmalet Changbai, në provincën Jilin të Kinës Verilindore.

Dy teleskopët, të zhvilluar nga Observatori Astronomik i Shangait (SHAO) pranë Akademisë së Shkencave të Kinës, do të mundësojnë vëzhgimin e njëkohshëm të dy objektivave në rajone të ndryshme kozmike, duke ofruar mbështetje më të fortë për misionet e sondës hënore dhe kërkimet e Kinës në hapësirën e thellë kozmike. 

Ndërtimi i radio-teleskopit në vargmalet Changbai në provincën Jilin të Kinës Verilindore, 11 tetor 2023. /CMG

Ndërtimi i teleskopit në Shigatse filloi në shtator. Stacioni, i vendosur në një lartësi prej rreth 4,100 metrash, ofron një mjedis të shkëlqyer për vëzhgimin me teleskop.

Ndërsa, ndërtimi i teleskopit në vargmalet Changbai filloi në tetor dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2024.

Dy radio teleskopë të mëdhenj, plotësisht të lëvizshëm, multi-funksionalë me saktësi të lartë pritet gjithashtu të favorizojnë gjetjen e më shumë zbulimeve shkencore në fushat si vrima të zeza supermasive dhe dinamika e galaktikës.(Zhang Yan/Eda)