OKB: 70% e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur
2023-11-09 12:03:34
Foto nga CFP
Rreth 70% e popullsisë në Rripin e Gazës është zhvendosur që nga fillimi i luftës me Izraelin. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezsë, UNRWA, ky numër ka arritur në rreth 1.5 milionë banorë.
Dhjetëra strehimore emergjente që akomodojnë në total qindra mijëra persona janë të mbipopulluara deri në katërfishin e kapacitetit të tyre, shkruan “ATSH”.
“Kushtet në disa prej strehimoreve thuhet se po përkeqësohen çdo ditë. Në një strehë ka më pak se dy metra katrorë në dispozicion për person”,- bën të ditur UNRWA-ja.
Të paktën 600 persona duhet të ndajnë një tualet në një objekt dhe ka pasur mijëra raste të sëmundjeve infektive si diarreja apo lija e dhenve. (Elona)
Lajmet Kryesore