Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Ukrainën
2023-11-09 16:30:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioni Europian rekomandon që Këshilli i Europës të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën. Raporti thekson se Ukraina ka përfunduar punën në katër fusha prioritare të rekomanduara nga Brukseli zyrtar, nga shtatë gjithsej, por ka mbetur ende pak punë për tre të tjerat, shkruan “ATSH”.

Kjo ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, rregulloret antioligarke dhe mbrojtjen e pakicave.

Ukraina, së bashku me Moldavinë fqinje, kishin aplikuar për t’u bashkuar me bllokun në fillim të vitit 2022, në vazhdën e konfliktit rus, duke u emëruar një vend kandidat zyrtar në qershor të vitit të kaluar.

Në atë kohë, Ukrainës iu dha një listë reformash në shtatë fusha prioritare që duhej të zbatoheshin përpara se të fillonin negociatat zyrtare.

Në dhjetor, vendet anëtare të BE-së do të marrin një vendim përfundimtar për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Bisedimet e anëtarësimit megjithatë mund të zgjasin disa vite dhe nuk ka asnjë garanci se ato do të rezultojnë në anëtarësimin e Ukrainës në BE. (Elona)