Shënon rënie çmimi i mishit të derrit në Kinë
2023-11-09 11:25:45
Foto nga CFP
Çmimi i mishit të derrit në Kinë shënoi një rënie në bazë javore gjatë javës nga 30 tetori deri më 3 nëntor, treguan të dhënat zyrtare.
Çmimi mesatar i mishit të derrit në 16 rajone të nivelit provincial i gjurmuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale arriti në 18.76 juanë (rreth 2.61 dollarë amerikanë) për kilogram, 1.7 për qind më pak nga një javë më parë, shkruan “Xinhua”.
Kjo shifër shënoi gjithashtu një rënie prej 45 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas ministrisë.
Fermat në shkallë të gjerë përshpejtuan ritmin e therjes gjatë kësaj periudhe, ndërsa kërkesa u tkurr, duke çuar në çmime më të ulëta, sipas ministrisë. (Elona)
Lajmet Kryesore