Foto nga CFP
Kina ka ndërtuar një platformë të informacionit shëndetësor të qytetarëve që lidh rrjetet përkatëse në nivel kombëtar, provincial, qyteti dhe qarku, bën të ditur “Xinhua”.
Mao Qun'an, kreu i departamentit të planifikimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit, tha në një konferencë për shtyp se spitalet në 25 rajone të nivelit provincial janë aktualisht në gjendje të marrin të dhënat shëndetësore të pacientëve të tyre në formë digjitale nga spitalet e tjera brenda rajoneve të tyre përkatëse.
Në 17 rajone të nivelit provincial, të dhënat mjekësore të pacientëve janë të aksesueshme për të gjitha spitalet brenda rajonit, sipas Mao.
Gjithashtu, është ndërtuar një sistem verifikimi i identitetit që do t'i lejojë njerëzit të kërkojnë shërbime mjekësore me ndonjë nga certifikatat e tyre të identitetit në vend që të kalojnë nëpër procesin e regjistrimit të përsëritur të identitetit të tyre, tha Mao.
Zyrtari theksoi se komisioni po punon për të përmirësuar më tej ndërlidhjen e informacionit përkatës për të lehtësuar aksesin e njerëzve në shërbimet mjekësore. (Elona)