Hamasi: Lirojmë pengjet, nëse ndalet lufta
2023-11-09 11:59:52
Foto nga CFP
Numri dy i Hamasit, Moussa Abu Marzouk, ka deklaruar se do t’i lirojnë pengjet nëse ndalen luftimet.
Marzouk kohët e fundit shkoi në Moskë për të diskutuar mbi tetë shtetasit me shtetësi të dyfishtë ruso-izraelite të rrëmbyer më 7 tetor nga Hamasi.
Ai shpjegoi se dy gra nga Rusia u gjetën, por Hamasi nuk mundi t’i lironte për shkak të konfliktit, shkruan “ATSH”.
Sipas Marzouk, Hamasi nuk ka një listë të të gjithë pengjeve dhe nuk është në dijeni të vendndodhjes së të gjithëve, sepse ata mbahen nga fraksione të ndryshme, si Xhihadi Islamik, i cili punon ngushtë me Hamasin, por funksionon me sa duket në mënyrë të pavarur.
Numri dy i Hamasit beson se një armëpushim është i nevojshëm për të mbledhur informacione për pengjet. (Elona)
Lajmet Kryesore