Me ftesë të sekretares amerikane të Departamentit të Thesarit Janet Yellen, zv. kryeministri kinez He Lifeng u nis për në San Francisko të mërkurën për një vizitë në ShBA.
Foto:VCG
Në shtatorin e këtij viti, për të zbatuar konsensuset e arritura midis liderëve të të dy vendeve gjatë takimit të vjetshëm në Bali të Indonezisë, Kina dhe ShBA-ja ranë dakord të krijonin dy grupe pune për çështjet ekonomike dhe financiare. Dy javë më parë u zhvilluan takimet e para të këtyre dy grupeve. Siç mësohet, Kina i kërkoi ShBA-së t'i kushtonte vëmendje preokupimeve të palës kineze dhe ky është kusht paraprak për këtë vizitë. Konkretisht, këto preokupime kërkojnë që ShBA-ja t’u përgjigjet me veprime praktike.
Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, gjatë shkëmbimeve ekonomike me Kinën, ShBA-ja ka spekuluar prej kohësh me pretekstin "siguri kombëtare". Por prapa asaj është mendësia për hegjemoni.
Kina nuk ka ndërmend të sfidojë as zëvendësojë ShBA-në, por pala amerikane e konsideron Kinën si një "rivale strategjike" që kërcënon statusin e saj, gjë që ka shkaktuar çorientimin e politikave të saj ndaj Kinës në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe atë ekonomike.
Në gushtin e këtij viti, revista prestigjoze "The Economist" publikoi një artikull me titull "Strategjia e Bidenit për Kinën nuk funksionon", ku përmendet se pavarësisht se ShBA-ja ka marrë një sërë masash për të ulur të ashtuquajturën “varësinë” nga Kina, në fakt, “varësia mbetet e paprekur".
Foto:VCG
Sipas artikullit, në vitin 2018, rreth 66% e mallrave të importuara të ShBA-së nga vendet aziatike "me kosto të ulët" vinin nga Kina. Deri në vitin 2022, kjo shifër u bë pak më shumë se 50%, kur ShBA-ja transferoi shumë porosi biznesi në vende si India dhe ato të Azisë Juglindore etj.
Por, vendet që morën porosi nga ShBA-ja, transferuan prapë prodhimet në Kinë.
Si për shembull, Departamenti amerikan i Tregtisë zbuloi se katër furnizues për produktet e energjisë diellore në Azinë Juglindore bënë vetëm ndryshime të vogla te produktet e importuara nga Kina dhe më pas i eksportuan ato në ShBA, duke anashkaluar tarifat e larta.
Ndërkohë, megjithëse një numër i madh i fabrikave amerikane të prodhimit të automjeteve janë zhvendosur në Meksikë nga Kina për të evituar tarifat doganore, të dhënat tregojnë se eksportet e pjesëve të këmbimit të automjeteve nga Kina në Meksikë janë dyfishuar në pesë vitet e fundit.
“Politikat e ShBA-së synonin ta përjashtonin Kinën nga sistemi industrial dhe zinxhiri global i furnizimit. Kurse, rezultati aktual është thellimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kinës dhe vendeve të tjera”, thuhet në koment, duke shtuar se arsyeja e dështimit të politikave amerikane është se ato janë kundër ligjit të tregut.
Foto:VCG
Megjithatë, tani për tani, pala amerikane ende ka vënë kufizime gjithëpërfshirëse në financimin dhe operacionet e kompanive kineze në ShBA përmes mjeteve administrative jo-transparente dhe të padrejta. Për shembull, mbi 1300 kompani kineze janë ende përfshirë në lista të ndryshme sanksionesh.
“Tani, sfidat globale po përkeqësohen dita ditës. Vetëm përballja e përbashkët në bazë të bashkëpunimit është në të mirën e interesave të përbashkëta Kinë-ShBA dhe të shtimit të mirëqenies së popujve të ndryshëm në mbarë botën. ShBA-ja duhet të ndërmarrin veprime të përgjegjshme, duke punuar së bashku me Kinën”, përfundon komenti.(Zhang Yan/Eda)