Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinë, në rënie
2023-11-09 14:56:33

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Indeksi i çmimeve të logjistikës rrugore në Kinë ra në javën nga 30 tetori deri më 3 nëntor, treguan të dhënat e industrisë, cituar nga “Xinhua”.

Indeksi arriti në 1,037.52 pikë gjatë kësaj periudhe, duke rënë me 0.03 për qind nga një javë më parë, sipas një sondazhi të kryer bashkërisht nga Federata Kineze e Logjistikës dhe Blerjeve dhe Grupi i Logjistikës Guangdong Lin'an.

Nënindeksi për çmimet e logjistikës së ngarkesave të plota të kamionëve, i cili mat kryesisht mallrat me shumicë dhe transportin rajonal, ra me 0.04 për qind.

Kërkesa për logjistikën rrugore pati një rritje më të ngadaltë gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që oferta ishte përgjithësisht e qëndrueshme, sipas vrojtimit.

Ai parashikoi se indeksi ka të ngjarë të shohë një rënie të lehtë mes luhatjeve në të ardhmen e afërt. (Elona)