Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në pjesën veriore të Irakut, strehë e trupave amerikane, njoftuan dy burime të sigurisë.
Protestë në Irak kundër sulmit ndaj Palestinës, 13 tetor 2023, Bagdad(Foto:VCG)
Disa burime nga Zona e Gjelbër e fortifikuar në Bagdat njoftuan se u ndezën sirenat e alarmit në kompleksin e ambasadës amerikane për një sulm të mundshëm, por nuk pati njoftime për goditje predhash apo viktima.
Zyrtatë të ambasadës dhe të qeverisë irakiane nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Një grup i quajtur "Rezistenca Islamike në Irak" mori përgjegjësinë për sulmin e fundit, duke thënë se kishte qëlluar me dy dronë bazën ajrore al-Harir.
Forcat amerikane dhe ndërkombëtare të stacionuara në Irak dhe përtej kufirit në Siri kanë qenë në gatishmëri të lartë mes dhjetëra sulmesh kundër bazave të tyre pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
“Rezistenca Islamike në Irak” ka marrë përsipër shumë nga sulmet, duke thënë se ato ishin në përgjigje të mbështetjes amerikane për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se më shumë se 10,000 njerëz janë varë, 40% e të cilëve fëmijë.