Foto ATSH
Tetori i vitit 2023 ishte më i nxehti që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1940, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimaterike “Copernicus”.
Temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor prej 15.3 gradë Celsius ishte 0.85 gradë mbi mesataren për muajin midis viteve 1991 dhe 2020 dhe 0.4 gradë mbi tetorin më të ngrohtë deri më tani, në 2019-n, shkruan “ATSH”.
Në Europë, ky ishte tetori i katërt më i ngrohtë, i cili ishte 1.3 gradë mbi mesataren.
“Viti 2023 pritet të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar dhe aktualisht është 1.43 gradë celsius mbi mesataren para-industriale”,- tha Samantha Burgess, zëvendësdrejtoreshë e Shërbimit të Ndryshimeve Klimaterike “Copernicus” (C3S).
Muaji i kaluar ishte 1.7 gradë më i ngrohtë se mesatarja e vlerësuar për periudhën midis viteve 1850 dhe 1900, e ashtuquajtura periudha e referencës para-industriale.
“Tetori i vitit 2023 ka parë anomali të jashtëzakonshme të temperaturës, pas fshirjes së rekordeve globale të temperaturës prej katër muajsh”,- tha Burgess. (Elona)