Ambasadori kinez në Greqi: Vizita e kryeministrit grek në Kinë nxit bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe
2023-11-09 15:09:23

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ambasadori i Kinës në Greqi Xiao Junzheng u shpreh se vizita shtetërore e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Kinë është një pikënisje e re në bashkëpunimin midis dy vendeve, duke nxitur  një të ardhme më të bukur të marrëdhënieve dypalëshe.

Xiao Junzheng i tha këto në një aritkull të botuar të mërkurën nga agjencia kombëtare e lajmeve greke ANA. Sipas tij, kjo vizitë ka forcuar edhe marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian.

Nga 2 deri më 3 nëntor, ambasadori Xiao Junzheng shoqëroi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës në Kinë. Kjo është hera e parë e vizitës së një kryeministri grek në Kinë pas 7 vjetëve.

Xiao Junzheng u shpreh se vizita e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Kinë është bazuar në zhvillimin e përbashkët dypalësh, duke cituar si shembull suksesin e projektit të bashkëpunimit të portit të Pireut. Ambasadori Xiao Junzheng shtoi se Greqia është vend anëtar i BE-së dhe një partnere e rëndësishme bashkëpunimi e Kinës, Greqia luan rolin ure  për forcimin e marrëdhënieve Kinë-BE. (Fani)