Ambasada e Kinës në Japoni bëri një deklaratë të zëdhënësit, ku i bën thirrje G7 të ndalojë nxitjen e kundërvënieve dhe të spekulimeve.
Deklarata e publikuar në faqen elektronike të ambasadës kineze në Japoni
Sipas zëdhënësit të ambasadës, në deklaratën e ministrave të Jashtëm të G7 që u zhvillua në Japoni u përsëritën klishe të padrejta kundër Kinës mbi çështje si Tajvani, Hong Kongu, të drejta të njeriut, konflikti në Ukrainë dhe të ashtuquajturën “detyrim ekonomik”. Pala kineze shprehu pakënaqësi dhe protestë ndaj deklaratave.
Zëdhënësi theksoi se Kina mbron në mënyrë të palëkundur sovranitetin dhe interesat e saj detare, kundërshton kategorikisht ndërhyrjet e vendeve të tjera në punët e brendshme të saj për ta frenuar zhvillimin e Kinës nëpërmjet çështjes së Tajvanit ose nën pretekstin e “të drejtave të njeriut” dhe do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çdo ndërhyrje dhe përbaltje nga forcat e jashtme.
Foto:VCG
“Ne bëjmë thirrje që G7 të ndalojë nxitjen e kundërvënieve dhe të spekulimeve, duke mos avancuar në rrugën drejt dëmtimit t paqes dhe të stabilitetit botëror”, tha zëdhënësi i ambasadës së Kinës në Japoni.(Zhang Yan/Eda)