Kryediplomati evropian sugjeron pauzë humanitare në Gaza në këmbim të pengjeve nga Hamasi
2023-11-08 16:33:33

Foto Rtsh

Shefi për Politikën e Jashtme në BE, Josep Borrell, sugjeroi një plan sipas të cilit Izraeli të pezullojë operacionin e tij ushtarak në Gaza, por në këmbim, Hamasi duhet t’i japë Kryqit të Kuq akses te pengjet që po mbahen në enklavë, përcjell “RTSH”.

“Mendoj se një ndërprerje të konfliktit për arsye humanitare e shoqëruar nga një akses që Kryqit të Kuq mund t’i jepet te pengjet, si hapi i parë drejt lirimit të tyre, është një iniciativë për të cilën duhet të punojmë”,- u shpreh Borrell para diplomatëve evropiane në Bruksel. 

“Quajeni armëpushim, dritare a çfarë të doni, por intensiteti i dhunës duhet të ulet dhe duhet të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar”,- theksoi Borrell, duke nënvizuar se një reagim i tepruar nga izraelitët do të bënte që ata të humbnin mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.  (Irma)