Wang Yi: Kina do të punojë me botën për të patur oqeane paqësore, të begata dhe të bukura
2023-11-08 21:09:36

Kina do të mbështesë konceptin e një komuniteti detar me fate të përbashkëta dhe do të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të patur  oqeane paqësore, të begata dhe të bukura për të gjitha vendet, tha të mërkurën kryediplomati kinez Wang Yi.

Ministri Wang Yi(Foto:MPJ)

Ministri Wang Yi(Foto:MPJ)

Ai i bëri komentet në një fjalim të mbajtur në Simpoziumin e katërt mbi Bashkëpunimin Detar dhe Administrimin e Oqeaneve.

Oqeanet po përballen me rreziqe dhe sfida të papara, tha ai, duke shtuar se si vatër e përbashkët për njerëzimin, për oqeanin duhet të  kujdesemi së bashku.

Duke vënë në dukje se koncepti i propozuar nga Kina për ndërtimin e një komuniteti detar me fate të përbashkëta paraqet drejtimin e qeverisjes globale të oqeaneve dhe ofron një zgjidhje kineze për mbrojtjen e oqeaneve të bukur dhe të begatë, Wang prezantoi katër propozimet e Kinës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Së pari, duhet të ngulet këmbë për dialog dhe konsultime për të ruajtur paqen oqeanike.

Së dyti, vendet e ndryshme duhet të përsosin sistemin e administrimit të oqeaneve në bazë të barazisë dhe të drejtësisë, duke praktikuar multilateralizëm të vërtetë.

Së treti, duhet t'i jepet përparësi ruajtjes ekologjike dhe të mbahet oqeani i pastër dhe i bukur. Kina është e angazhuar për një rrugë zhvillimi të gjelbër dhe me lëshim të ulët të karbonit dhe do të marrë pjesë në mënyrë aktive në përballjen e ndryshimeve klimatike, parandalimin dhe reduktimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore. Kina kundërshton shkarkimin e ujit të ndotur bërthamor nga bërthama në det.

Foto:VCG

Foto:VCG

Së katërti, duhet të forcohet bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë. Kina do të punojë me të gjitha palët për të ndërtuar Rrugën Detare të Mëndafshit me cilësi të lartë dhe të rrisë bashkëpunimin në ndërtimin e infrastrukturën detare dhe ruajtjen e sigurisë së rrugëve ujore për të përmirësuar vazhdimisht nivelin e lidhjes detare.

  Mbi 300 përfaqësues nga më shumë se 30 vende morën pjesë në këtë aktivitet.(Zhang Yan/Eda)