Kina do të nxitë risi, hapje dhe ofron më shumë mundësi për botën
2023-11-08 20:51:48

Zv.presidenti kinez Han Zheng tha të mërkurën se Kina do të vazhdojë të nxitë risi për rimëkëmbjen ekonomike botërore, të kërkojë bashkëpunim përmes hapjes dhe të ofrojë më shumë mundësi tregu dhe investimesh për gjithë botën.

Foto:Xinhua

Zv.presidenti kinez Han Zheng(Foto arkive:Xinhua)

Han i bëri këto komente në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e gjashtë të Ekonomisë së Re të Bloomberg-ut që po zhvillohet në Singapor.

Kina ka qenë gjithmonë një mbështetëse, pjesëmarrëse dhe përfituese e globalizimit ekonomik, tha z.Han, duke shtuar se falë reformës dhe hapjes prej 45 vitesh, ekonomia kineze është integruar thellësisht me atë të botës.

"Kina do të nxitë në mënyrë të palëkundur hapje të nivelit të lartë ndaj botës së jashtme dhe është e gatshme të ofrojë më shumë mundësi tregu dhe investimesh për të ndarë përfitimet e hapjes së saj institucionale me kompanitë botërore," tha Han.

Ai vuri në dukje se Kina do të vazhdojë të krijojë më shumë dinamikë përmes inovacionit që është forca nxitëse për të përshpejtuar rimëkëmbjen dhe përparimin në mënyrë të qëndrueshme të ekonomisë botërore

Sipas tij, Kina do të bëjë më shumë përpjekje për të ndarë arritjet e inovacionit me vendet e tjera, do të përballojë së bashku sfidat e ndryshimeve klimatike dhe do të shtojë një vrull të ri në rritjen ekonomike botërore.

Zv.presidenti kinez theksoi gjithashtu se Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të ruajtur paqen dhe sigurinë botërore, për të realizuar zhvillim dhe lulëzim të përbashkët për të gjitha vendet dhe për të ndërtuar një komunitet me fate të përbashkëta të njerëzimit.(Zhang Yan/Eda)