Foto nga CFP
Takimi i parë ministror “Një brez, një rrugë”, mbi shkencën, teknologjinë dhe inovacionin u zhvillua në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore.
Në takim morën pjesë ministrat e Shkencës ose përfaqësuesit e tyre nga 24 vende pjesëmarrëse të kësaj nisme, që shënon dhe 10-vjetorin e krijimit, shkruan “Xinhua”.
Me kalimin e viteve, ajo është bërë platforma më e njohur ndërkombëtare e të mirave publike dhe bashkëpunimit global, deklaroi Yin Hejun, ministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë.
Sipas tij, ndër vite, Kina ka punuar me partnerë nga vende të tjera për të konsoliduar bashkëpunimin ndërqeveritar në shkencë dhe teknologji dhe për të zgjeruar vazhdimisht shkëmbimet në komunitetin shkencor, ndër arritjet e tjera. “Kina do të mbajë gjithmonë konceptin e hapjes, gjithëpërfshirjes, përfitimit të ndërsjellë dhe ndarjes në bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik dhe do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë të Rrugës së Mëndafshit në fushën e inovacionit”,- tha Yin.
Ai bëri pesë propozime për të thelluar bashkëpunimin në shkencë dhe teknologji, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit midis qeverive, rritjen e shkallës së shkëmbimeve të shkencës dhe teknologjisë dhe zgjerimin e fushës së një bashkëpunimi të tillë.
Pjesëmarrësit në takim ranë dakord se thellimi i bashkëpunimit në shkencë, teknologji dhe inovacion do t'i ndihmojë vendet të rrisin nivelin e kërkimit dhe zhvillimit, të trajnojnë talentet dhe të përballen me sfidat globale. (Irma)