Turqia e gatshme të presë negociatat e paqes Rusi-Ukrainë
2023-11-08 16:47:38

Foto Atsh

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se Turqia do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të vendosur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës dhe është gati të presë negociatat në këtë drejtim, nëse palët janë të gatshme, shkruan “ATSH”.

Deklarata e Fidan erdhi gjatë një takimi me homologun e tij bjellorus, Serghei Aleinik, i cili ishte për vizitë në Ankara.

Gjatë takimit kryediplomati Fidan rikonfirmoi se Turqia kërkon që t’i jepet fund konfliktit mes dy vendeve, njofton filiali turk i “CNN”.

“Zgjatja e luftës ka efekte negative si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global”, theksoi Fidan. (Irma)