Konflikti Izrael-Hamas, von der Leyen: Të gjenden zgjidhje e qëndrueshme mbi bazën e dy shteteve
2023-11-08 15:02:53

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Lidhur me çështjen Izrael-Palestinë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se duhet ndërmarrë çfarëdolloj përpjekje e mundshme për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme mbi bazën e dy shteteve, të cilët të ekzistojnë në paqë e siguri krah njeri-tjetrit, shkruan “Panorama”.

Sipas saj, për këtë nevojiten pesë parime themelore: Duhet dakordësim që Rripi i Gazës mos t’u ofrojë strehë terroristëve; të ketë vetëm një autoritet palestinez dhe vetëm një shtet palestinez. Si organizatë terroriste Hamasi nuk duhet të kontrollojë apo të qeverisë Gazën; nuk mund të ketë prani afatgjatë sigurie izraelite në Gaza. Brezi bregdetar është një pjesë substanciale e shtetit të ardhshëm palestinez; nuk duhet të ketë dëbime të dhunshme të palestinezëve nga Rripi i Gazës, sepse kjo vetëm sa mund të krijojë më shumë destabilitet në rajon; dakordësim që mos të ketë bllokadë të vazhdueshme në Gaza.

BE-ja ka vënë në dispozicion edhe 25 milionë euro të tjera si ndihmë humanitare për civilët në Rripin e Gazës. Sipas von der Leyen, premtimet për ndihma aktualisht arrijnë gjithsej rreth 100 milionë euro.

Gjithashtu po punohet, që të rritet numri i autokolonave me ndihma dhe për të mundësuar transportin edhe me anije. Një korridor detar nga Qiproja mund të garantojë afatgjatë lëvrimin rregullisht të ndihmave. (Irma)