Foto nga CFP
Kompania amerikane e bioteknologjisë “Moderna” nisi të hënën ndërtimin e fabrikës së saj të parë farmaceutike në Kinë, me një investim të vlerësuar prej 3.6 miliardë juanë (rreth 501 milionë dollarë amerikanë), shkruan “Xinhua”.
Projekti i selisë qendrore të kërkimit dhe zhvillimit dhe prodhimit të “Moderna China”, i vendosur në distriktin Minhang të Shangait, mbulon rreth 18 hektarë në Parkun Industrial të Shangait Xinzhuang, sipas autoriteteve të parkut.
Kjo nismë pason një marrëveshje bashkëpunimi strategjik trepalësh të nënshkruar më 5 korrik midis Komisionit Komunal të Ekonomisë dhe Informatizimit të Shangait, qeverisë së qarkut Minhang dhe “Moderna”-s. Bashkëpunimi synon të forcojë investimet, kërkimin, zhvillimin dhe komercializimin në biofarmaceutikë.
Si një nga zhvilluesit kryesorë në botë të vaksinave mRNA, “Moderna” përqendrohet në imunoterapinë e kancerit, duke përfshirë kërkimin dhe zhvillimin e mjekësisë me bazë mRNA dhe teknologjitë e parandalimit të viruseve. (Irma)