Kryeministri i Portugalisë jep dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit
2023-11-08 16:46:27

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, dha dorëheqjen të martën pasdite pasi u bë objektivi i një hetimi për korrupsion të dyshuar të qeverisë.

Costa i dorëzoi dorëheqjen presidentit Marcelo Rebelo de Sousa më herët gjatë ditës.

Në një deklaratë, Costa mohoi akuzat për korrupsion, por tha se ai preferoi të largohej për t’u përqëndruar në mbrojtjen e tij, shkruan “Xinhua”.

Kryeprokurori i vendit ka njoftuar tashmë se kundër Costa-s do të ngrihet një çështje penale. Ai u prit edhe nga presidenti portugez, i cili u informua për operacionet e kërkimit që rezultuan në arrestimin e pesë personave, përfshirë Vitor Escaria, shefin e kabinetit të Costa-s.

Ministri i Infrastrukturës, Joao Galamba, dhe presidenti i Agjencisë Portugeze të Mjedisit (APA), Nuno Lacasta, dyshohen si të përfshirë në këtë aferë.

Sipas zyrës së Kryeprokurorisë, hetimi përqendrohet për korrupsion aktiv dhe pasiv, në koncesionet e kërkimit të litiumit në Portugali, si dhe te një projekt i impiantit të prodhimit të energjisë së hidrogjenit. (Irma)