Hapet Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë Botërore i Internetit Wuzhen
2023-11-08 15:59:54

Foto nga VCG

U hap të martën  Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë Botrëre i Internetit Wuzhen, që është muzeu  i parë me përmasa të mëdha me temën e internetit në botë. Sipërfaqja e këtij muzeu është 43 mijë metra katërore.

Muzeu i Shkencës dhe Teknologjisë Botërore i Internetit Wuzhen paraqet të kaluarën dhe të tashmen e internetit nga perspektivë globale, si dhe të kuptuarit e zhvillimit të ardhshëm të internetit, shfaq teknologjitë kryesore, ngjarjet historike dhe figurat e rëndësishme të internetit global, duke përshkruar procesin e zhvillimit të internetit, dhe synon të paraqesë vazhdimësinë e Samitit të Konferencës Botërore të Internetit Wuzhen.

I gjithë muzeu ka krijuar 6 zona të  ekspozitës si "Platforma e Krijimit të të rejave Globale  të Internet ", " Rruga e Zhvillimit Dixhital e mbështetur nga Interneti ", "Qytetërimi Dixhital i Njerëzimit i formuar nga Interneti ", "Lidhja e Gjithçkaje Qiell, Tokë dhe Det me internet", "Interneti, Promovimi i Inovacionit të Teknologjisë Dixhitale nga interneti" dhe "Grupi i fateve të përbashkëta të njerëzimit me internet". Në këto  zona  prezantohen teknologjitë kryesore të tilla si lundrimi inteligjent i syzeve AR, dialogu dixhital njerëzor i AI, kinemaja U-MAX etj. Në të njëjtën kohë, janë ngritur hapësira të tilla si sallat e ekspozitës së përkohshme, zonat e konferencave të forumit, zonat e shërbimit të komunikimit, zonat e edukimit dhe trajnimit etj. (Çang Çuo)