Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë spital fushor në Gaza
2023-11-08 16:28:29

Foto Atsh

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të ndërtojnë një spital fushor në Gaza.

“Sipas udhëzimeve të presidentit të Emirateve, Mohammed bin Sajid, spitali do t’i sigurojë popullatës palestineze në zonën bregdetare ndihmën e nevojshme mjekësore”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “WAM”, citon “ATSH”.

Sipas “WAM”, gjithsej pesë aionë u nisën nga Abu Dhabi me pajisjet e nevojshme për spitalin.

Ngarkesa do të shkarkohet në qytetin egjiptian Al-Arish dhe më pas do të dërgohet në Rripin e Gazës.

Spitali fushor do të jetë i pajisur me 150 shtretër dhe do të mbulojë specialitete të ndryshme mjekësore, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv dhe pediatrinë.

Që nga fillimi i luftës një muaj më parë, më shumë se gjysma e 2.2 milionë banorëve të brezit bregdetar janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Shumë prej tyre kanë ikur nga veriu i kontestuar ashpër në jug dhe po jetojnë në kushte të pasigurta.

Organizatat e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe humanitare. Sipas autoritetit shëndetësor të Hamasit, shumë nga spitalet pothuajse nuk funksionojnë.  (Irma)