Kina dhe SHBA-ja zhvillojnë konsultime për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e armëve bërthamore
2023-11-08 21:00:58

Kina dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan të hënën konsultime mbi kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e armëve bërthamore në Uashington.

Foto:VCG

Foto:VCG

Bisedimet u zhvilluan midis Sun Xiaobo, kreu i Departamentit të Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme kineze dhe Mallory Stewart, ndihmëse e sekretarit të Shtetit amerikan për kontrollin e armëve, sipas një deklarate të publikuar të mërkurën nga Ministria e Jashtme e Kinës.

Të dyja palët shkëmbyen mendime në mënyrë të thellë, të sinqertë dhe konstruktive mbi një gamë të gjerë temash si Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, bashkëpunim i pesë vendeve me armë bërthamore, siguria bërthamore, parandalimi dhe kontrolli i eksportit të armëve bërthamore, zbatimi i marrëveshjeve mbi armët kimiko-biologjike, siguria në hapësirën kozmike, kontrolli i armëve konvencionale etj. Ata theksuan se duhet të ruajnë kontakte e shkëmbime për të forcuar besimin reciprok, për të menaxhuar si duhet divergjencat dhe për të diskutuar për bashkëpunim.

Pala kineze shtjelloi qëndrimet e politikat mbi çështjet përkatëse, si dhe nënvizoi se të dyja vendet duhet të zhvillojnë dialog dhe bashkëpunim në bazë të respektit të ndërsjellë, duhet të mbajnë një koncept për siguri të përbashkët, komplekse, bashkëpunuese dhe të vazhdueshme, duhet të respektojnë sovranitetin, sigurinë e interesat e zhvillimit reciprok, të shtojnë besimin strategjik, duke iu përkushtuar mbrojtjes së sistemit ndërkombëtar të kontrollit të armëve dhe të mospërhapjes së armëve bërthamore për të realizuar paqen afatgjatë dhe sigurinë universale të botës.(Zhang Yan/Eda)