Xi bën thirrje që interneti të shërbejë popujve të të gjitha vendeve
2023-11-08 18:42:30

Foto:Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping mban një videofjalim në Samitin Wuzhen të Konferencës Botërore të Internetit 2023, 8 nëntor 2023. (Foto: Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje të mërkurën që interneti t’u sjellë më shumë të mira banorëve të të gjitha vendeve, gjatë videofjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së Samitit Wuzhen të Konferencës Botërore të Internetit 2023 (WIC) përmes videove.

Xi theksoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin praktik për të çuar bashkërisht ndërtimin e një komuniteti me fate të përbashkëta në hapësirën kibernetike në një fazë të re.

Ai bëri thirrje që t’i jepet përparësi zhvillimit të internetit në mënyrë që  të favorizojë më shumë vende dhe popuj.

Foto:VCG

 Konferenca Botërore të Internetit 2023(Foto:VCG)

Duke bërë thirrje për ndërtimin e një hapësire kibernetike më paqësore dhe të sigurt, Xi theksoi nevojën për respektimin e sovranitetit kibernetik dhe mënyrat e qeverisjes së internetit të secilit vendi, duke kundërshtuar hegjemonizmin kibernetik, konfrontimin e grupeve dhe garën e armatimit në hapësirën kibernetike.

Xi nënvizoi edhe nevojën për të goditur krimet kibernetike, për të forcuar sigurinë e të dhënave dhe mbrojtjen e informacionit personal si dhe për të përballuar rreziqet dhe sfidat që burojnë nga zhvillimi i teknologjisë shkencore ndaj rregullave, shoqërisë dhe etikës.

 Konferenca Botërore të Internetit 2023(Foto:VCG)

Konferenca Botërore të Internetit 2023(Foto:VCG)

Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të zbatuar Nismën Globale të Qeverisjes së Inteligjencës Artificiale për të nxitur zhvillimin e sigurt të AI-së, tha kreu i shtetit i Kinës.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ndërtimin e një hapësire kibernetike më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, duke promovuar më mirë vlerat e përbashkëta të njerëzimit.(Zhang Yan/Eda)