Një automjet italian pa pilot për shitjen automatike të kafesë, një aparat gjerman që mund të pastrojë kolltuqe e perde pa u hequr, një makinë “inteligjente” franceze për bërjen e makijazhit, shumë produkte të reja me risi debutuan në edicionin e gjashtë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës(CIIE), duke pasqyruar teknologji të lartë digjitale dhe prirjen e zhvillimit të gjelbër.
Vizitorë në edicionin e gjashtë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës(Foto:VCG)
Siç mësohet, në ekspozitën e kësaj here, u paraqitën për herë të parë 442 produkte, teknologji dhe shërbime të reja nga pjesëmarrësit. Ndërsa, në pesë edicionet e mëparshme kanë debutuar rreth 2000 të tilla.
Si ekspozita e parë në botë me temën e importit në rang shtetëror, CIIE-ja është bërë një markë e njohur dhe një platformë e rëndësishme për vendet e ndryshme, që të kërkojnë mundësi të reja të rritjes me risi. Një arsye përse pjesëmarrësit e huaj zgjedhin atë si vendi i prezantimit të produkteve të tyre është shkallëzimi i konsumit të banorëve kinezë.
Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, në Kinë ka mbi 400 milionë banorë me të ardhura të nivelit të mesëm, gjë që do të thotë se ato produkte që janë plot risi dhe bëjnë jetën më të bukur, mund të gjejnë treg gjigant, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve kinezë në fusha të ndryshme.
Vizitorë në edicionin e gjashtë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës(Foto:VCG)
Në të njëjtën kohë, zbatimi i strategjisë së zhvillimit të bazuar mbi risi dhe hapja e vazhdueshme e Kinës u kanë ofruar kompanive të huaja besim për të shtuar investimet e tyre. Një raport i publikuar në shtatorin e sivjetshëm nga Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale(WIPO) tregon se vendi i Kinës në listën globale të treguesve të risive u radhit i 12-ti, si e vetmja ekonomi me të ardhura të mesme ndër 30 të parat. Tani gjithnjë e më shumë pjesëmarrës të CIIE-së po krijojnë qendrat e studimit dhe të zhvillimit në Kinë. Për shembull, kompania gjerman e prodhimit të pajisjeve të pastrimit Karchar themeloi sivjet në qytetin Suzhou, qendrën e saj më të madhe jashtë vendit për studim dhe prodhim.Ndërsa, kompania amerikane Dow po vë në funksion një linjë prodhimi në Kinë për çdo 18 muaj.
Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, CIIE-ja është bërë jo vetëm një platformë e tregtimit të mallrave, por edhe ofron mjedis të favorshëm për risitë globale. “Gjithnjë e më shumë pjesëmarrës po bëhen investues sepse këtu ata mund të fitojnë jo vetëm kontrata, treg, ide risie, por edhe mundësi më të mëdha biznesi”, përfundon komenti. (Zhang Yan/Eda)