Importi dhe eksporti i mallrave në Kinë shënoi rritje nga janari në tetor
2023-11-08 16:25:28

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Importi dhe eksporti i përgjithshëm i mallrave të Kinës u rrit me 0.03 për qind në bazë vjetore në 34.32 trilionë juanë (rreth 4.78 trilionë dollarë amerikanë) në dhjetë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare të martën.

Eksportet u rritën me 0.4 për qind në bazë vjetore në 19.55 trilionë juanë për periudhën janar-tetor, ndërsa importet ranë me 0.5 për qind nga një vit më parë në 14.77 trilionë juanë, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave, citon “Xinhua”.

Vetëm në tetor, tregtia e jashtme e vendit u rrit 0.9 për qind nga një vit më parë në 3.54 trilionë juanë, treguan të dhënat. Eksportet ranë me 3.1 për qind në bazë vjetore muajin e kaluar, ndërsa importet u rritën me 6.4 për qind.

Në dhjetë muajt e parë të vitit 2023, Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) mbeti partneri më i madh tregtar i Kinës. Tregtia e Kinës me vendet e ASEAN-it u rrit 0.9 për qind në bazë vjetore në 5.23 trilionë juanë, duke përbërë 15.2 për qind të vlerës totale tregtare të vendit.

Tregtia e Kinës me Bashkimin Evropian u lehtësua 1.6 për qind nga një vit më parë, ndërsa tregtia e saj me Shtetet e Bashkuara ra me 7.6 për qind në bazë vjetore gjatë periudhës janar-tetor.

Tregtia me vendet e nismës “Një brez, një rrugë” u rrit me 3.2 për qind në bazë vjetore.

Eksportet e makinerive dhe produkteve elektronike të Kinës, që përbëjnë 58.5 për qind të totalit të eksporteve, u rritën me 2.8 për qind gjatë kësaj periudhe dhe vlera e eksportit të makinave u rrit me 88.5 për qind nga një vit më parë. (Irma)