Presidenti ukrainas: Nuk është koha për të mbajtur zgjedhje
2023-11-08 16:27:09

Foto Atsh

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një videomesazhi drejtuar popullit, deklaroi se tani nuk është koha për të mbajtur zgjedhje, duke iu përgjigjur zërave për mbajtjen e mundshme të zgjedhjeve presidenciale në mars 2024, shkruan “ATSH”.

Presidenti Zelensky nënvizoi se tani ukrainasit duhet të mendojnë për mbrojtjen e shtetit dhe mos të merren me polemika politike.

“Kjo është koha për mbrojtje, për betejë, nga e cila varet fati i shtetit dhe i popullit dhe nuk është koha për zgjedhje”, tha Zelensky. (Irma)